“Pashë trupat e vdekur”- Walker rikujton Reçakun: Serbia të pranojë atë që ndodhi
William Walker, shefi i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, njeriu i cili pa dhe i dëshmoi botës masakrën e Reçakut më 15 janar të vitit 1999, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania disa nga kujtimet e trishta të asaj dite të zezë për shqiptarët.
Walker tha se ajo që i kishte mbetur më shumë në mendja nga masakra ishin trupat e shqiptarëve të vrarë të vendosur në rradhë pas njëri tjetrit.
Ai shtoi se Serbia u mundua ta manipulonte ngjarjen duke hedhur hipoteza sikur qytetarët ishin vrarë nga UÇK-ja, ndaj apeli i tij edhe sot ndaj Beogradit është që ta pranoj atë që ndodhi.
Pjesë nga intervista:
Esmeralda Mulaj: Kishit ndonjë hezitim në atë momente me deklaratën tuaj me atë çfarë do t’i tregonit botës? Se zakonisht diplomatët flasin me diplomaci, ju aty ishit shumë të drejtpërdrejtë në atë kohë.
Walker: Bie dakord në pikën e fundit me ju. Unë pashë diçka që ishte e tmerrshme dhe mendova se isha më Kosovë për të parë dhe për t’i treguar botës atë që po ndodhte. Dhe tregova atë që po ndodhte dhe kush ishte përgjegjës për atë masakër. Ishte diçka shumë e thjeshtë dhe nuk mendova se do të kishte një efekt aq të madh ajo që thashë. Sikurse më thonë dhe njerëzit, unë thashë vetëm të vërtetën dhe e vërteta nuk mund të ndryshojë.
Esmeralda Mulaj: Si kanë qenë marrëdhëniet tuaja më pas me Serbinë?
Walker: Jo aq të mira! Ata nuk më thonë më që jam person non-grata kur kanë kaluar 30-vjet. Ata më shpallën të tillë 2-ditë pas asaj që thashë për Reçakun. Por komuniteti ndërkombëtar përfshirë Rusinë thanë që nuk mund ta cilësoni të tillë
Sidoqoftë nuk jam tunduar kurrë që të shkoj në Serbi edhe pas heqjes së këtij etiketimi.
Esmeralda Mulaj: Çfarë ju ka mbetur ndonjë gjë e veçantë në memorien tuaj, që do të jetë dhe një gjë e veçantë në librin tuaj që po shkruani për Reçakun?
Walker: Besoj se do të them çdo gjë në atë libër. Kaloj shumë kohë duke vizituar komunitetet shqiptare në diasporë dhe iu tregoj të njëjtat kujtime ndaj e kam pak të vështirë të zgjedh një kujtim apo një tjetër.
Kam të qartë atë që më kujtohet trupat e njerëzve të shtrirë njëri pas tjetrit. Ata qëndruan rreth një muaj, u shpikën histori sikur ambasadori Walker po gënjente. Sikur kishin qenë ushatrët e UÇK-së ata që kishin vrarë qytetarët
Edhe pas 31-vitesh unë pres që Serbia të kuptoj atë që ndodhi, por me sapo shohim presidenti Vuçiç dhe persona të afërt me të që ishin në zinxhirin e komandës së Serbisë, vazhdojnë ta mohojnë atë që ndodhi.
Nuk e kam takuar presidentin Vuçiç, por do t’i thosha që masakra e Reçakut ndodhi dhe unë nuk isha agjent i CIA-s që kisha shkuar aty.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve