‘Ndërkombëtarët heshtën’, Voda: Reforma në drejtësi nuk fitoi asgjë me dënimin tim

17 Janar 2023 | 13:40

Ish-zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda deklaroi se ndërkombëtarët heshtën për dënimin e saj.

Në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, Voda u shpreh se ajo ka pasur bashkëpunime me të huajt dhe arsyeja e heshtjes së tyre, mund të lidhet me faktin se ata e dinë dhe e njohin se kush është ajo.

Ndër të tjera, Voda nënvizoi se reforma në drejtësi nuk fitoi asgjë me dënimin e saj.

“Në fakt, kam pasur fatin për shkak të fushave të përgjegjësisë që unë kam mbuluar, të cilat kanë qenë fusha shumë sensitive dhe që kishin të bënin, ishin pjesë e kapitullit 24, pjesë e negociatave me BE-në, por edhe disa fusha ku unë kam pasur bashkëpunime edhe me sigurisht partnerë të tjerë të huaj, më kanë njohur nga afër, besoj e dinë përkushtimin tim në punë. Besoj se kanë arritur të kuptojnë se cili është karakteri i Rovena Vodës, cila është Rovena Voda e vërtetë dhe besoj se për këtë arsye ata kanë heshtur.

Nuk është se reforma në drejtësi në fakt fitoi ndonjë gjë me dënimin tim. sepse jo vetëm që ka pasur një heshtje nga ndërkombëtarët, të cilët kanë qenë edhe mbështetësit kryesorë të reformës në d rejtësim, por deri më sot, rasti im nuk është bërë pjesë e asnjë raporti zyrtar ndërkombëtar. Pra, as pjesë e progres raportit të BE-së, nuk është pjesë as e raporteve të Departamentit amerikan të Shtetit”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024