Zgjedhje të parakohshme në Maqedoni? Shqiptarët faktor në ndryshimin e qeverisë
Mazhoranca në Maqedoninë e Veriut pritet të shtojë deputetët e saj, ndërsa ende është përpara sfidës për të siguruar 80 votat që do t’i mundësonin ndryshimin e Kushtetutës për të vijuar në procesin integrues.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi s se Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë.
Në lidhje me këtë gazetari Seladin Xhezairi në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se mazhoranca po bën çmos për mbledhjen e votave në mënyrë që të bëjë ndryshimet kushtetuese.
Ai tha se mazhoranca ka siguruar 75 vota dhe i duhen e 5 të tjera ndërsa theksoi se një koalicion i zgjeruar parazgjedhor mund të korr fitore dhe të çojë para procesin e integrimit në BE.
“Mazhoranca parlamentare po bën çmos për sigurimin e shumicës së domosdoshme për ndryshimet kushtetuese dhe e dyta po kjo mazhorancë duket se do të dalë si një koalicion. Pretendohet se një koalicion i zgjeruar parazgjedhor me LSDM-në, BDI-në dhe parti të tjera shqiptare konkretisht Aleancën për Shqiptarët mund të korr fitore dhe të çojë para procesin e integrimit në familjen evropiane. Në këtë rrafsh flitet gjithnjë e më shumë se tani ka filluar të bisedohet me aleancat.
Gjykoj se kjo mazhorancë parlamentare nuk do të votojë pro zgjedhjeve të parakohshme pa ndryshimet kushtetuese, pa përfshirjen e bullgarëve. Opozita maqedonase dëshiron që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe pastaj të bëhen ndryshimet kushtetuese, dhe këtu është përplasja kryesore. Mazhoranca ka siguruar 75 vota dhe i duhen dhe 5 vota të deputetëve. Shumica parlamentare mund ta sigurojë dhe këto 5 vota të tjera dhe pse asaj mund t’I kushtojnë shumë”- theksoi ai.
Më tej ai shtoi se BE dhe administrata amerikane janë të interesuara që të përshpejtohet procesi i integrimit për shkak të zhvillimeve në Ukrainë dhe ndikimit rus.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)