Rama homazhe për viktimat e 21 janarit: Fakt i ri rrënqethës ka dalë në dritë

21 Janar 2023 | 12:37

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga familjarët e viktimave të protestës së 21 janarit ka zhvilluar homazhe në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, në vendin ku u qëlluan 4 protestuesit.

Përmes një postimi në facebook, shefi i qeverisë ka shpërndarë foto nga homazhet dhe pritja e bërë për familjarët e viktimave në kryeministri.

Në mbishkrimin e fotove Rama shkruan se drejtësia duhet të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht mbi mënyrën si u qëlluan protestuesit.

Rama shton se një fakt i ri rrënqethës ka dalë në dritë, duke iu referuar një mesazhi audio të publikuar nga gazetari Artan Hoxha, i cili pohon se të shtënat ndaj turmës nisën me urdhër nga lart.

“Homazhe në pritjen e pafundme që drejtësia të bëjë drejtësi, ndërkohë që e vërteta dihet botërisht dhe një fakt i ri rrënqethës sapo ka dalë në dritë…”, shkruan Rama krahas fotove në facebook.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026