21 janari/ Balla thirje SPAK-ut: Të hetohen urdhëruesit dhe ekzekutorët
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 103 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Balla në fjalën e tij u shpreh se në godinën e Kongresit të Lushnjes filloi ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm si dhe theksoi se edhe parlamentarizmi e ka zanafillën e vet këtu.
Gjithashtu Balla në fjalën e tij u ndal dhe të përkujtimi i protestës së 21 janarit, ku tha SPAK duhet të marrë si çështje vrasjen e Aleks Nikës dhe të hetojë urdhëruesit dhe ekzekutorët
“Nën dritën e fakteve të reja që janë publikuar dje, dhe në këtë rast dua të theksoj se prej shumë muajsh kam kërkuar së bashku me familjarët e Aleks Nikës që të jetē Prokuroria Speciale Antikorrupsion pra SPAK tek i cili të transferohet dosja. Kujtoj këtu që nga viti 2011 dosja për hetimin e vrasjes së dëshmorit Aleks Nika gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe pluhëroset në sirtarët e prokurorëve që vettingu i zëvendëson dhe përsa kohë që në zinxhirin urdhërues të vrasjeve të 21 janarit përfshihen persona të cilēt janë juridiskion vetëm i Prokurorisë Speciale Antikorrupsion, Në këtë këndvështrim, duke qenë se është një vrasje shtetërore e cila erdhi si pasojë e urdhëresave tē një zinxhiri të plotë nga kryeministri i vendit asokohe dhe në të gjitha nivelet e tjera, mendoj që është në përgjegjësinë e SPAK-ut që të kërkojë marrjen në administrim të kēsaj dosjeje, hetimin e plotë, administrimin e provave të reja të vendosura të transmetuara në publik sesi në një komunikim radio të udhëheqjes së lartë të shtetit të asaj kohe dhe Gardës së Republikës komunikohej për të qëlluar në trupat e protestuesve”, theskoi Balla.
LEXO GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve