Xhaxhai i Aleks Nikës takohet me Altin Dumanin, zbulon se çfarë i tha kreu i SPAK
Mark Nila xhaxhai i Aleks Nikës, i cili humbi jetën më 21 janar 12 vite më parë, ditën e sotme është takuar me kreun e SPAK Altin Dumani.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se nuk kanë besim më te Prokuroria e Tiranës dhe bën kërkesë që të takonin Dumanin në lidhje me vrasjen e të nipit.
Sipas tij Dumani i ka thënë se do marrin dosjen e Nikës në SPAK nëse ajo plotëson kriteret.
“Me kërkesën tonë na priti SPAK. Nuk kemi më besim te Prokuroria e Tiranës. Na thanë se do respektohen të gjitha procedurat për të provuar klauzolat që çështja të merret në dorë të SPAK.
Prokuroria e Tiranës ka 12 vjet që e mban dosjen dhe nuk na jep informacion në lidhje me çështjen. Ai tha se nëse plotësohen kriteret që dosjen duhen ta marrë SPAK nuk hezitojmë”- tha Mark Nikla, xhaxhai i Aleks Nikës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West