A është zgjedhur kandidati i PS për bashkinë Vlorë? Përgjigjet Taulant Balla
Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka lënë të nënkuptohet se e kanë zgjedhur kandidatin e PS për bashkinë Vlorë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se po bëjnë sondazhe nëpër qytete të vendi, faktor që do të ndikojë në zgjedhjen e kandidatëve.
“Ne kemi detyrën dhe përgjegjësinë që kandidatët tanë do të jetë kryetarët e ardhshëm të bashkive. Ne për këtë nuk mund të konsultohemi vetëm brenda familjes sonë, por duhet një konsultë më e gjerë me të gjithë komunitetin ku kryetarët e bashkive kanë detyrën dhe përgjegjësinë për të shërbyer.
Nuk njoh metodë më të mirë se sa sondazhi për të kuptuar vlerësimin për punën e bërë dhe atë që është arritur. PS gjithmonë një nga rezultatet më të mira në shkallë kombëtare e ka në Vlorë, kështu kandidati do u përgjigjet kërkesave votuesve të nderuar të Vlorës.”- tha Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut