Zbulohen politikanët e Kosovës në dosjen e ish-agjentit të FBI
Gazetari Milaim Zeka foli në lidhje me dosjen e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal, duke thënë se në të janë të përfshirë dhe politikanë nga Kosova.
Në një intervistë për Euronews Albania ai theksoi se McGonigal ka kërkuar shuma marramendëse parash te ushtarët e UÇK-së në mënyrë që t’u heqë akuzat e pretenduara.
Sipas tij agjenti ka marrë më shumë se 250 mijë dollarë.
“Nuk është aspak lajm i çuditshëm që ‘x’ apo ‘y’ nga liderët e Kosovës ose të Shqipërisë takohen me një zyrtar të lartë të FBI. Nuk është sekret që ish-ambasadorja jonë në SHBA, Vlora Çitaku ka pasur lidhje me këtë grup, pastaj Enver Hoxha etj.
Problemi është se nga kuh kanë ardhur këto 250 mijë dollarë, kush ka qenë qëllimi. Ju garantoj që shumat kanë qenë më të mëdha, nuk bëhet fjalë për 250 mijë dollarë. Është një grup i strukturuar dhe abuzues në emrin e agjentit të FBI-që ka kërkuar shuma marramendëse te ushtarët e UÇK-së se gjoja këta mund të heqin ose të rrëzojnë akuzat e pretenduara. Janë afera të nivelit të lartë.”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
- Do tronditet Shqipëria, Zeka: 0.5% detaje janë zbuluar nga dosja e agjentit të FBI
- “Amerikanët nuk e hetojnë Ramën”, Zeka: Aferat me agjentë s’pijnë ujë në Shqipëri
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur