Çako zbulon ndihmën për Turqinë: Do nisim 38 specialistë kërkim-shpëtimi e mjekë
Haki Çako, kreu i emergjencave civile tha se një grup prej 38 personash do të niset drejt Turqisë me avion të posaçëm për t’u ardhur në ndihmë vendeve të prekura nga tërmeti tragjik që mori jetën e më shumë 1200 personave dhe la të plagosur mijëra të tjerë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se në ekip janë specialistë kërkim-shpëtimi por dhe ekipe mjekësore.
Përveç tyre Çako bëri me dije se kanë dhe kapacitete të shtuara dhe nga struktura të tjera operacionale.
“Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për të qenë pjesë e grupeve të kërkim shpëtimit mbi bazën e kërkesave të paraqitura nga autoritetet turke. Pas pak do të nisen ekipet e kërkimit me avion të posaçëm, direkt në Turqi dhe do të fillojnë punën. Ekipet tona përbëhen nga specialist kërkim-shpëtimi por dhe nga ekipet mjekësore. Kemi dhe kapacitete të shtuara edhe nga struktura të tjera operacionale, qofshin ato të mbrojtjes nga zjarri, por dhe njësi vullnetare të cilët do të presin në gatishmëri nëse do të jetë e nevojshme për të vazhduar në zonat e prekura”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme