Major Cengu: 60 persona nën rrënojat e pallatit 8 katësh, kemi dëgjuar zëra

8 Shkurt 2023 | 13:50

Major Endrit Cengu nga Turqia ka bërë me dije se aktualisht ekipi i kërkim-shpëtimit nga Shqipëria ndodhet në zonën e Malazya ku aktualisht po punojnë për të nxjerr njerëzit nga rrënojat pasi një pallat 8 katësh është shembur.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ndodhen 50-60 persona nën rrënoja ndërsa kanë dëgjuar zëra se ka njerëz të gjallë aty.

“Ndodhemi në zonën e Malazya, ku aktualisht po veprojmë në një objekt që ka qenë 8 katësh. Presupozohet të jenë rreth 50-60 persona të bllokuar nën rrënoja. Kemi 16 orë që po punojmë në këtë objekt. Kemi shenja që ka njerëz të gjallë aty, dhe përkushtimi ka qenë maksimal. Kemi rezultate se ka akoma të gjallë, kemi dëgjuar zëra. Punimet orientohen aty ku mundësia është më e madhe që të nxjerrim njerëz të gjallë.  Po punojmë me ekipet e kërkim shpëtimit të Maltës dhe Turqisë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024