Mërtiri: Aq njerëz PD-ja i mblidhte me një fishkëllim, Berishës iu desh 1 muaj

11 Shkurt 2023 | 20:44

Analisti Ergys Mërtiri komentoi në emisionin Review në Euronews Albania protestën e opozitës të mbajtur këtë të shtunë.

Mërtiri tha se pjesëmarrja në tubim ishte tepër e dobët dhe tregon gjendjen ku ndodhet opozita. Ai nënvizoi se në një situatë normale, e pa përçarë, PD i mblidhte brenda ditës aq njerëz, ndërkohë që Berishës iu desh 1 muaj të përgatisë një protestë të tillë.

“PD aq njerëz i mbledh sot për nesër, nuk ka nevojë të përgatitet një muaj. Në një ditë normale, jo e përçarë. PD i mbledh me një fishkëllimë aq njerëz. Ka mbi 5 mijë e ca seksione Partia Demokratike, sikur kryetari, nënkrytari dhe sekretari të shkojnë bëhen 15 mijë persona aq sa ishin sot në shesh, por problemi është se a të ndjekin njerëzit e pa angazhuar politikisht.

Berisha, kryetari që mendon se ka opozitën, thotë që populli po zien dhe i duhet gati 1 muaj që të bëjë këtë protestë. Në kohën kur qeveria është më keq se kurrë, opozita është akoma dhe më keq dhe ndaj ky është fati i Ramës, zoti Berisha po e mban Ramën në pushtet”, tha Mërtiri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026