VIDEO | Ndërpritet energjia elektrike në Kuvend, deputetët në terr
Seanca e sotme plenare është shoqëruar me tensione për shkak të protestës së opozitës që po zhvillohet jashtë ambienteve të saj, por jo vetëm kaq.
Pak pas fillimit të seancës plenare, në sallën e Kuvendit është ndërprerë energjia elektrike.
Kjo ka detyruar deputetët e pranishëm në sallë që të ndezin dritat e celularëve të tyre.
Disa nga deputetët demokratë të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, nuk janë lejuar të hyjnë dhe të marrin pjesë në seancën e sotme plenare.
Luçiano Boçi, Luan Baçi, Flamur Noka dhe Albana Vokshi shoqëruan kryedemokratin Sali Berisha deri te hyrja e Kuvendit, por ata nuk u lejuan nga garda që të futeshin brenda.
Kjo shkaktoi tension dhe deputetët bënë thirrje që të hynin brenda, madje sipas tyre, ky është një skenar i përgatitur nga mazhoranca.
LEXONI GJITHASHTU
Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
Bregu: Qytetarët nuk pranojnë më të injorohen nga pushteti
- 10:16 Protestat, Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
- 10:13 Arrestohet “Vis Korçari” në Ksamil, tentoi t’i ikte policisë dhe përplasi makinat e dy efektivëve
- 10:08 Pasi u përplas nga një automjet dhe u godit nga një tjetër, humb jetën 37-vjeçari në Lushnjë
- 10:04 Ministria e Punëve të Jashtme: Disa protestues me maska përdhosën flamurin e Izraelit në Tiranë, akt urrejtjeje
- 09:20 Mediat britanike: Kryeministri Keir Starmer pritet të japë dorëheqjen të hënën
- 08:53 Të paktën gjashtë të vrarë në Gaza, mes tyre kameramani i Al Jazeera-s dhe një fëmijë