Kushte të rënda në shkollën “Ndoc Mazi”, 95% e nxënësve nga zona të thella malore

15 Shkurt 2023 | 09:57

Shkolla “Ndoc Mazi” në Shkodër ka shumë problematika dhe duhet urgjentisht ndihma e secilit prej nesh! Aty janë 143 fëmijë, 76 vajza dhe 67 djem.

Godina është në gjendje të mjerueshme. Si të mos mjaftonte infrastruktura, problematika kryesore është me vetë fëmijët dhe kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë.

Janë 10 fëmijë me aftësi të kufizuara, 8 me dokumente dhe 2 në përpunim të tyre. 

Janë 13 fëmijë me prind të divorcuar, 30 me ndihmë ekonomike dhe 8 fëmijë rrezikojnë të braktisin shkollën prej kushteve të vështira ekonomike.

4 fëmijë nuk e kanë babain, 7 prej tyre janë me probleme shëndetësore nga më të ndryshmet. Mosha e tyre është nga 3-15 vjeç.

Mësuesja Eliona Kodra tha se në atë shkollë kanë studiuar personalitete, por sot është ndër më të varfrat, duke sjellë në vëmendje se 95% e nxënësve vijnë nga zona të thella malore.

Deri tani janë angazhuar disa persona dashamires dhe emigrantë për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve me veshmbathje dhe me ushqime. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024