“Burg përjetë për Ardian Çapjan”- SPAK jep pretencën për vrasjen e babë e bir

Ardian Capja
17 Shkurt 2023 | 15:35

Dy burgime të përjetshme dhe 71 vite burg kërkoi SPAK për 6 të akuzuarit për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, në vitin 2012 në Elbasan. Si organizator i vrasjes së dyfishtë, SPAK kërkon të mbyllet përjetë në qeli Ardian Çapja, i cili gjatë procesit gjyqësor ka përmendur emrin e politikanit “Taulant”.

SPAK kërkon burgim të përjetshëm për Ardian Çapjan, i akuzuar si organizator për vrasjen e babë e bir, Nezir e Gentian Beqiri, ngjarje e ndodhur 11 vite më parë në Elbasan. Gjithashtu me burgim të përjeshtshëm prokuroria e posaçme kërkoi të dënohet edhe Olsi Leku.

Për Flroenc Çapen nipin e Ardian Çapes që është i arratisur në Dubai, SPAK kërkoi 25 vite burg. Prokuroi i çështjes Behar Dibra gjatë leximit të pretencës para gjykatës së posaçme, kërkoi edhe dënimin me 20 vite burg për Etjen Canin e Kladi Doklin ndërsa për dëshmitarin e drejtësisë Ervis Bardhin 6 vite burg.

Ndaj tyre rëndon akuza a për “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal”. Zbardha e ngjarjes erdhi pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Ervis Bardhi, i cili rrëfeu se Ardian Çapja i kishte ofruar 50 mijë euro për vrasjen e Gentian Beqirit dhe babait të tij Nezirit.

I penduari rrëfeu se Gentianin e ka ekzekutuar ai me 4 plumba ndërsa Nezirin e ka vrarë Olsi Leku. Për këtë ngjarje Ardian dhe Florenc Çapja paraqitën si alibi se një natë para vrasjes kishin qenë në Maqedoninë e Veriut. Dyshohet se vrasja e Gentian Beqirit u porosit për shkak se ai po gjykohej për vrasjen e Sokol Çapjas në vitin 2005. Akuzat e SPAK dhe dëshmia e të penduarit janë kundërshtuar gjatë procesit nga Ardian Çapja i cili ka deklaruar se është telefonuar nga një politikan me emrin taulant, por këto përgjime sipas tij janë asgjesuar me vendim gjykate.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026