Finale e parakohshme në ‘Anfield’, Liverpool gati për Realin e Madridit

Salah dhe Vinicius
21 Shkurt 2023 | 16:00

Liverpul-Real Madrid është finalja e parakohshme e Uefa Çempions Lig e cila luhet mbrëmjen e kësaj të enjte në Anfilld.

Të dyja skuadrat janë ndeshur me njëra-tjetrën 9 herë në këtë kompeticion, ku 5 përballje janë fituar nga madrilenët, 3 nga të kuqtë dhe 1 është mbyllur në barazim.

Përballja e fundit mes tyre daton më 25 maj 2022, aty ku galaktikët e drejtuar nga italiani Karlo Ançeloti fituan trofeun e 14-të në këtë kompeticion.

Në ndeshjen e sotme, miqtë nga madridi vijnë me disa mungesa mes tyre dhe mesfushori gjerman Toni Kros. Në anën tjetër, skuadra e Jurgen Klop vjen pa 5 futbollistë në këtë përballje me eleminim direkt.

Forma që anglezët po kalojnë në kampionat nuk është aspak e qëndrueshme edhe pse kanë regjsitruar 2 fitore radhazi. E fundit ishte ajo ndaj Njukasëll me rezultatin 0-2. Sa i përket skuadrës spanjolle vjen me moralin lart pas triumfit në botërorin e klubeve në Marok.

Ndërkohë edhe në kampionat në 5 ndeshjet e fundit kanë 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Përballja Liverpul-Real Madrid do të gjykohet nga rumuni Izvan Kovaç.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026