Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat për McGonigal: Do të mbahet me 2 mars

23 Shkurt 2023 | 12:33

Është rrëzuar kërkesa për mocion me debat e Rithemelimit për çështjen e McGonigal, për tu zhvilluar ditën e sotme. Ndërkohë seanca do të mbahet me datë 2 mars.

Ishin deputetët e opozitës që kërkuan që sot  të flitet për çështjen e zyrtarit të FBI-së, McGonigal edhe pse kryeministri nuk ndodhet në Shqipëri por në një vizitë zyrtare në Tokio.

Për shkak të të kaosit të krijuar në seancën e kaluar, u përjashtuan nga Kuvendi për 10 ditë 6 deputetë të PD-së, Edmond Spaho, Elda Hoti, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli.

Ndërkohë përveç, tyre vijojnë ende të jenë përjashtuar Sali Berisha dhe Flamur Noka. Byroja e Kuvendit ka shqyrtuar kërkesën e tyre dhe ka vendosur t’i përjashtojë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026