Tërmeti shoqërohet me dhunë në Turqi, shkelma dhe grusha në ndeshjen e bamirësisë
Dhuna në stadiumet turke duket se është e pashmangshme, madje edhe në një situatë në të cilën ndodhet vendi. Pavarësisht se tërmeti duhet të bashkonte qytetarët, për më tepër në një ndeshje bamirësie, nuk ka paqe.
Përballja mes Kocaelispor dhe Sakaryaspor, e cila u luajt nën sloganin “Ne e vendosim zemrën në të njëjtat ngjyra, le të shërojmë plagët së bashku”, nuk rezultoi e tillë.
Grushta, shkelma, përleshja masive dhe në fund dhjetra të arrestuar, kjo ishte panorama e ndeshjes miqësore, ku shumë e mbledhur do të jepej tek personat e prekur nga tërmeti shkatërrimtar.
Gjithçka nisi pas një provokimi të njërit nga tifozët e Sakaryaspor, i cili u fut në fushë dhe shkoi në tribunat e Kocaelispor duke hapur shallin e ekipit të tij. Kaq është dashur që provokimi të kthehej në dhunë.
Gjestet antisportive u vunë re gjatë përballjes, deri në hedhjen në fushë të shalleve të cilat tifozët mbanin, me këto të fundit që u dërguan në zonat e tërmetit.
Sipas informacioneve të publikuara, në total u shitën plot 17 mijë e 500 bileta, nga të cilat 14 mijë nga Kocaeli, ndërsa 3500 në Sakarya.
LEXONI GJITHASHTU
Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet
Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë
Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 10:49 Britania, Franca dhe Gjermania shprehin alarmin për aktivitetet kineze në lindje të Tajvanit
- 10:38 Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
- 10:38 Vrau fqinjin në Rrogozhinë, Gjykata e Durrësit cakton masën “Arrest në burg” për 27-vjeçarin. Dëshmia e plotë
- 10:37 Përveç vapës, Franca përballet edhe me ndërprerje të energjisë elektrike
- 10:26 Rama: Do lançojmë programin i ri kombëtar të Rilindjes Urbane 2.0, do të jetë ndërhyrje gjithëpërfshirëse
- 10:14 Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit