EMRAT | Cilët janë kandidatët e Enkelejd Alibeajt për zgjedhjet e 14 majit
Teksa na ndajnë pak më shumë se dy muaj nga zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokratike vijon të jetë e përçarë dhe do të dalë me dy kandidatë në disa bashki të vendit.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha tregoi emrat e kandidatëve të prezantuar deri më tani nga Enkelejd Alibeaj.
“Ndalemi te kandidatët që ka prezantuar deri më tani Partia Demokratike e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Fillojmë me Bashkinë e Mallakastrës, zoti Agron Kapllanaj, është kandidat i prezantuar. Ka qenë kryetar i kësaj bashkie në vitet 2015-2019. Më tej, Florian Qama në Poliçan dhe Ilirjan Koxhaj në Kuçovë, janë dy kandidatët e prezantuar deri në këto momente për qarkun e Beratit.
Një kandidat shumë i rëndësishëm për një bashki shumë të rëndësishme për të djathtët është Bilbil Bajraktari në Bashkinë e Kamzës. E njëjta situatë në Lezhë, ku është Sandër Marku i prezantuar nga zoti Alibeaj. Në Krujë është Sabah Sheta dhe në Dibër, Naim Gazidede. Te Bashkia e Kurbinit është Genc Doçi kandidat, në Dimal është Dritan Sula, njëkohësisht kryetari i degës. Pranvrea Rizaj është kandidatja e prezatuar për Bashkinë e Patosit, Klomentina Drini në Vaun e Dejës, Eriselda Çelaj në Fier dhe Bujar Vreto në Librazhd”, theksoi gazetari Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh