A pati kërcënime dhe afate në Bruksel? Analisti jep detaje nga takimi Kurti-Vuçiç
Analisti Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se afatet kohore janë pjesa kritike e planit franko-gjerman.
Sipas tij esenca e gjithçkaje është te zbatueshmëria.
“Presim që nga nënshkrimi i marrëveshjes së planit franko-gjerman të zbatohet menjëherë asociacioni i komunave me shumicë serbe, do të thotë brenda 5-6 ditëve të ardhshme, pas nënshkrimit, duhet të zbatohet në terren,” – u shpreh Shala.
Por si të zbatohet në terren?
Sipas analistit pas zbatimit do të ketë dilema nëse ka ekzistuar statusi i asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe a e ka formuar qeveria e Kosovës një status të tillë.
“Nëse e ka formuar një status të tillë dhe nuk e ka bërë publike atëherë ka bërë shkelje kushetuese, ka bërë shkelje ligjore sepse po negocion një çështje thelbësore, jetike që ndikon drejtpërdrejtë sistemin e brendshëm politik dhe të sigurisë,” – komentoi Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar