“Kërkojmë ADN-në e fëmijës”, motra e Hutrës: Gruaja s’ka pranuar t’i japë atësinë
Motra e Dan Hutrës, i akuzuar për vrasjen e 3 grave 4 ditë më parë në Tiranë tha në një intervistë ekskluzive për emisionin Review në Euronews Albania se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja.
Ajo tregoi se i vëllai i kishte rrëfyer që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin dhe se fëmija nuk ishte i tij.
“23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë”, tha motra e Dan Hutrës.
Ajo u shpreh se Dan Hutra ka kërkuar që të bëhet ADN fëmijës pasi ish-gruaja ka mohuar ti japë atësinë.
“Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë, çfarë nuk i thoshte. Nuk ka ia ka dhënë atësinë fëmijë, ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, tha motra e Hutrës.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet