Mediu: Berisha e ka një skenar për zgjedhjet e 14 majit, edhe nëse nuk regjistrohet
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet i bindur se ish-kryeministri Sali Berisha e ka gati një skenar për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mediu tha se stafi i Berishës e ka parashikuar vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën si dhe vendimin e KQZ-së.
“Po të flas për Partinë Demokratike, e drejtuar nga zoti Berisha, besoj se stafi i i Partisë Demokratike, ka parashikuar një rezultat të Gjykatës së Apelit apo të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe ka skenar të gatshëm. Nuk mund të arrij ta konceptoj që mos të ketë.
Në çdo rast duhet të kishte përgatitje për këtë çështje dhe besoj që ka. Zoti Berisha e ka deklaruar që do të bëjë një koalicion, për të dalë në koalicion”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë