Ish ministri Malaj zbulon tre gabimet më të mëdha të Arben Ahmetajt
Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Malaj ka treguar 3 gabimet që sipas tij, i ka bërë ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.
Në një intervistë për Euronews Albania, Malaj u shpreh se Ahmetaj gënjeu shqiptarët kur u tha se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për gjyqin e biznesmenit italian, Franchesco Bechetti.
Sipas Malajt, Ahmetaj mashtroi gjithashtu kur tha se teatri i ri nuk do bëhej me taksat e qytetarëve, si dhe për Konferencën e Donatorëve për të cilën deklaroi se u morën 1.15 miliardë euro.
“Ishte zoti Ahmetaj i cili u premtoi shqiptarëve që Bechetti nuk do paguajë asnjë qindarkë. Shqiptarët po paguajnë 130 milionë euro detyrim për gjyqin e Bechettit. E dyta, duke qenë se nuk është ekonomist, u tha shqiptarëve se teatri i ri i Tiranës nuk do të bëhej me taksat e tyre, por tha do t’i nxjerrim nga dheu.
E treta, ka manipuluar në mënyrën më të turpshme profesionale, Konferencën e Donatorëve duke thënë se morëm 1.15 miliardë, kur po të shikojmë buxhetin faktik të vendit, rreth 600 milionë për rindërtimin, janë paguar nga taksat e shqiptarëve”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës