“Nuk dimë gjendjen e saj”, flet avokati i gruas së arrestuar disa ditë pas lindjes

15 Mars 2023 | 15:51

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës. Naim Bahçja nga Postriba prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur. Kjo pasi, bashkëshortja e tij është arrestuar dhe burgosur.

Në lidhje me këtë ka folur vetë avokati i gruas Anton Kosteri në një intervistë për Euronews Albania.

Ai tha se kanë depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Tiranës një kërkesë urgjente në mënyrë që autoritetet të pezullojnë vendimin dhe të lirojnë gruan nga burgu.

Avokati bëri me dije se nuk e dinë se si është gjendja shëndetësore e gruas ndërsa shtoi se për foshnjën 18 ditëshe po kujdesen të afërmit.

“Kemi depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë një  kërkesë urgjente me karakter të ngutshëm me marrjen e një mase  provizore që është pezullimi  i ekzekutimi të këtyre vendimeve. Fëmija është vetëm 18 ditësh. Në momentin që është dhënë ky vendim gjyqtarja nuk kishte nga ta dinte që kur do të ekzekutohej. Është e provuar që janë gjykuar në mungesë, por sistemi në Shqipëri kështu është. Kjo zonjë është dënuar dy herë në mungesë. I kërkojmë Gjykatës që të rregulloj në kohë rekord një situatë që mund të jetë e rëndë për jetën e foshnjës dhe të nënës. Nuk dimë se si është gjendja shëndetësore e tyre. Jemi në komunikim të vazhdueshëm , po kujdesen familjarët për fëmijën.

Mendoj se duhet të merren masa për pezullimin e vendimit e më pas te verifikohet  shtyrja e afatit të ekzekutimit”- theksoi ai,

Një vendim i Gjykatës së Tiranës në vitin 2020 që e detyronte të paguante një gjobë prej 250 mijë lekë, në pamundësi për ta paguar nga Diana Bahçja, ka bërë që kësaj të fundit ti konvertohet me 50 ditë burg.

Diana është dënuar nga Gjykata për braktisjen e fëmijës së saj nga martesa e parë, fakt të cilin ajo e mohon.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024