“Sot do ketë pajtim”, gazetari: Ku pritet që të nënshkruhet marrëveshja Kurti-Vuçiç

Takimi Kurti-Vuçiç
18 Mars 2023 | 14:52

Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se në takimin e sotëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të pajtohen për një marrëveshje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj u shpreh se nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, pasi pritet që firmat të hidhen në një moment tjetër, në Paris ose Berlin.

“Nga informacionet që kemi, pajtim do të ketë. Në fund të takimit trilateral, do të kemi një konferencë për mediat nga Josep Borrell, i cili do të dalë si më 27 shkurt dhe do ta konfirmojë se palët janë pajtuar edhe për pikat e zbatimit të marrëveshjes. Nënshkrim nuk do të ketë.

Besohet se nënshkrimi do të jepet në një moment tjetër, në një kryeqytet evropian, është mes Parisit dhe Berlinit, me shumë gjasë do jetë Parisi. Përveç dy liderëve që do nëshkruajnë, do jenë të pranishëm edhe shumë liderë evropianë dhe botërorë, e të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023