Eksperti zbulon se çfarë humbi Kosova nga negociatat Kurti-Vuçiç në Ohër
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se pati vetëm një dakordësi politike mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç në negociatat që zhvilluan të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Në një intervistë për Euronews Albania, Shala u shpreh se duhet të kishte një marrëveshje të firmosur nga Kurti dhe Vuçiç, ku të detyroheshin të dyja palët që të përmbushnin detyrimet.
“Dakordësia bazohet vetëm mbi deklarimet politike. Nuk kemi ndonjë pajtueshmëri, pajtim apo nënshkrim të aktit të asaj marrëveshjeje, që i detyron palët të kenë detyrime ligjore ndaj njëra-tjetrës, në radhë të parë edhe me BE-në. U dakordësuan vetëm në aspektin politik për të vazhduar procesin e aneks marrëveshjes për normalizmin të marrëdhënieve mes të dyja palëve.
Vetëm një fitore është për bashkësinë ndërkombëtare , e cila tanimë e ka krijuar një status quo të re, në një fazë interesante , ku në një periudhë 10-vjeçare, palët do të rinegociojnë për shumë çështja”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 18:35 I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
- 18:29 Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit
- 18:26 Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 18:10 57% e shqiptarëve thonë se të ardhurat u mjaftojnë vetëm për nevojat minimale
- 18:04 “Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar
- 17:55 Trump: SHBA do ta mbajë Iranin përgjegjës nëse Huthitë sulmojnë anijet