Arben Ahmetaj në SPAK. Gazetari: Nëse arrestohet, ministrave do u dridhen këmbët

22 Mars 2023 | 11:20

Gazetari Lavdrim Lita tha për Euronews Albania se nëse arrestohet Arben Ahmetaj, ministrat e tjerë por jo vetëm ata, do të frikësohen.

Sipas gazetarit SPAK-u tashmë po futet paradhomën e kryeministrit Rama. Ai ka kujtuar se Ahmetaj ka qenë i vetmi person që mund të futej pa trokitur në zyrën e Kryeministrit duke treguar kështu afërsinë e tij me Edi Ramën.

“Nëse zoti Ahmetaj do të arrestohej, këmbët e ministrave por jo vetëm, do dridhen. Nëse SPAK hyn në paradhomën e ministrit Rama, kjo është një gjë shumë seriozë.

Në kabinetin qeveritar zoti Ahmetaj ishte i vetmi ministër i cili hynte pa trokitur në zyrën e Edi Ramës dhe ishe i vetmi person që e bënte për të qeshur Edi Ramën. Imagjinoni sa i afërt ka qenë ky person pas Saimir Tahirit në qeveri dhe në këto momente është pishmani i tij i dytë”,-tha Gazetari Lavdrim Lita.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026