Rama takim me Sunak në Londër, deputeti i PS-së zbulon se çfarë do të diskutohet

23 Mars 2023 | 12:56

Deputeti i PS-së Lavdrim Krrashi komentoi takimin që do të zhvillohet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe homologut të tij britanik Rishi Sunak, takim që do të nis në orën 16:00.

I ftuar në Euronews Albania, Krrashi theksoi  se kjo është hera e parë që një kryeministër shqiptar shkon në Mbretërinë e Bashkuar  me ftesë të kryeministrit britanik.

“Kjo është hera e parë që një kryeministër shqiptar shkon në Britani me ftesë të homologut të tij britanik. Kjo I jep rëndësi edhe më të madhe vizitës së Ramës në MB. Do të ketë dhe takimeve përveçse me Sunak. Rama dhe Sunak kanë pasur një komunikim të vazhdueshëm dhe korrekt. Nëse ka një mosmarrëveshje mes dy qeverive, mënyra më e mirë për ta zgjidhur është duke diskutuar”- tha Krrashi.

Më tej ai theksoi se çështja e emigracionit në Britani nuk është vetëm për shqiptarët, ndërsa theksoi se kjo temë do të diskutohet ditën e sotme.

“Çështja e emigracionit në MB nuk është vetëm çështja shqiptare. Numri i emigrantëve ishte i madh dhe i kapi në habi dhe autoritetet britanike . Patjetër që Rama do të kërkojë bashkëpunim për të adresuar problemin.

Fokusi kryesor do të jetë për gjetjen e tregjeve të reja dhe  për të ridimensionuar marrëdhëniet që ata kanë me krejt Evropën në tërësi dhe me kombe të veçanta”- nënvizoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024