Abazi: Plani franko-gjerman humbje për Kosovën, nuk kishte njohje
Deputeti Haki Abazi është shprehur se në politikën e Kosovës dy vitet e fundit ka pasur ndryshime ku pika kulminante sipas tij ishte plani franko-gjerman.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se ky plan u pranua dhe pse në letra nuk ishte njohja e pavarësisë së Kosovës, proces i cili ishte humbje për këtë të fundit.
“Duhet të kemi vëmendjen në atë që ka ndodhur në dy vitet e fundit pas ndryshimit politik në dy vitet e fundit në Kosovë. Procesi ka kulmuar me një marrëveshje bazë të planit europian që quhet plani franko-gjerman. Humbja e parë në këtë relacion bilateral është se nga letrat që ishin shkruar për njohjen e njëanshme degradoi në një bazë plan të ndërmjetëm për një marrëveshje e cila nuk përmend njohjen e pavarësisë së Kosovës.”- tha Abazi.
Më tej Abazi nënvizoi se kompromiset që janë bërë për Kosovën në të kaluarën kanë sjellë situatën që qytetarët në Kosovë të humbasin perspektivën
“Kompromiset që janë bërë në të kaluarën ku Kosova ka humbur tokë e ka sjell situatën që qytetarët ta shohin Kosovën më me pak perspektivë. Kemi të bëjmë me një luftë me kohën kundrejt vendeve të tjera që po tentojnë të vendosin pozicionin e tyre dominant në Ballkan përderisa shqiptarët spo arrijnë të kenë një konsensus”- përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës