Altin Rraklli: Trajneri Sylvinho komunikon në shqip me futbollistët e Kombëtares
Ish futbollisti i Kombëtares, Altin Rraklli thotë se trajneri i përfaqësueses shqiptare, komunikon në gjuhën shqipe me futbollistë dhe kjo është diçka pozitive.
Në një intervistë për Euronews Albania, Rraklli u shpreh se Sylvinho gjendet afër skuadrës teksa është aktiv edhe në stërvitje.
“Gjithmonë, te ndryshimi i trajnerit, gjëja e parë që pret është komunikimi me skuadrën dhe vetë ai është aktiv edhe në stërvitje. Është afër skuadrës, nuk mban distancën me skuadrën, identifikohet me skuadrën. Këtë duhet të bëjë trajneri në radhë të parë.
Sylvinho është edhe më i ri në moshë dhe e ka më të mundur këtë gjë. Gjëja tjetër që unë mora vesh te trajneri i ri, është komunikimi me skuadrën në gjuhën shqipe dhe kjo gjëja më e mirë, përfaqësojmë Shqipërinë, nuk jemi në klube”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut