Alibali: Nëse PD nuk e konsideron 14 majin si “luftë” ndaj Ramës do kthehet në…

25 Mars 2023 | 20:37

Analisti Neritan Alibali komentoi zgjedhjet e 14 majit dhe foli në lidhje me kandidatët për kryetarë bashkie.

I ftuar në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, ai tha se nëse PD nuk e konsideron 14 majin si ‘luftë’ ndaj kreut të qeverisë Edi Rama atëherë opozita do të ketë një betejë të  brendshme për përcaktimin e territoreve brenda PD-së.

Unë mendoj se sot skenën e ka zënë Alibeaj. Në vitin 2015 Lulzim Basha e fitoi Bashkinë e Tiranës me 11 vota e fitoi.

“Mendoj  se është shumë e rëndësishme për kandidatët për kryetarë bashkie që në spektin e opozitës të mos ketë asnjë tjetër përveç këtyre të primareve. Është e vërtetë që sot në atë selinë që e kanë marrë me qira vendosen elementë të rëndësishëm. Nëse rithemelimi dhe PD do të fokusohet vetëm përballë Ramës, pjesën tjetër duhet ta unifikojë vetë, në të kundërtën zgjedhjet e 14 majit nuk do të jenë betejë e së djathtës kundër Ramës por do të jenë betejë e brendshme për përcaktimin e territoreve brenda PD-së”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026