Tottenhami identifikon pasuesin e Contes

27 Mars 2023 | 10:49

Tottenhami po e konsideron emërimin e Julian Nagelsmann si trajner të skuadrës pas shkarkimit të Antonio Contes.

Klubi i Premierligës njoftoi largimin e Contes të dielën, me Cristian Stellinin që mori përkohësisht drejtimin e ekipit të parë. Për sa i përket një zëvendësimi të përhershëm, “Spursat” po mendojnë t’i ofrojnë rolin e trajnerit Julian Nagelsmannit, të shkarkuar së fundmi nga Bayerni.

Presidenti i Tottenhamit, Daniel Levy dëshiron të takojë trajneirn 35-vjeçar për të diskutuar mundësinë e angazhimit të tij, raporton “Daily Mail”.

Përveç Nagelsmannt, klubi po konsideron gjithashtu ish-trajnerin e ekipit kombëtar të Spanjës, Luis Enrique, pastaj Marco Silvan e Fulhamit dhe trajnerin e Brightonit, Roberto De Zerbi. Ata gjithashtu mund të rikthejnë Mauricio Pochettinon i cili mbetet i preferuari i tifozëve të skuadrës angleze, raporton KosovaPress.

Që nga largimi i Pochettinos në vitin 2019, Tottenhami ka pasur tre trajnerë të ndryshëm në udhëheqje: Jose Mourinho, Nuno Espirito Santo dhe Antonio Conte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026