Abazoviç për Euronews Albania: Kurrë shqiptarët në Mal të Zi s’kanë qenë më mirë
Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç tha në një intervistë për Euronews Albania se Jakov Milatoviç do të jetë presidenti i ri i Malit të Zi.
Abazoviç u shpreh se do të jetë i lumtur që të punojë bashkë me të, për të eliminuar farën e politikës së kaluar dhe të krijohet një vlerë e re proevropiane në Mal të Zi.
Sipas tij, shqiptarët në Mal të zi janë sot më mirë se kurrë, të integruar në qeverisjen qendrore dhe lokale.
“Çështjen e kishës e përfunduam vitin e kaluar kur nënshkruar marrëveshjen, kisha nuk është çështje që përfshihet në zgjedhje. Është zgjedhje e lirë e partive shqiptare në Mal të zi që të mos pozicionohen me asnjë kandidat për president. Shqiptarët në Mal të Zi kurrë s’kanë qenë më mirë, të gjithë të integruar në qeveri dhe me të drejta të plota, në Tuz e Ulqin. Gjukanoviç ka 30 vjet në pushtet dhe është i lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Çdokush duhet të jetë i zëvendësueshëm, kurrë nuk do kemi politikanë që rrinë nga 30 vjet në pushtet. Nuk jetojmë në Bjellorusi, jemi në Mal të Zi”, tha Abazoviç.
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve