Garë mes flakëve e aksidenteve/ Verstappen triumfon në Australi, Hamilton i dyti

2 Prill 2023 | 15:15

Maks Verstappen ka triumfuar në garën e 3-të të sezonit të ri në Formula 1.

Piloti 25-vjeçar bëri një nisje jo të mirë, por në fund arriti ta përfundonte garën para të gjithëve. Në vendin e dytë u rendit Hamilton, ndërsa në të tretin Alonso.

Gara e Australisë rezultoi ‘e çmendur’, ku nuk munguan penalizimet dhe aksidentet.  Që në nisje të garës, Verstappen u parakalua nga Russel e Hamilton, ndërsa më pas ishte Le Clerc i cili përplasi makinën Ferrari. Në xhiron e 18-të makina e Russel shpërtheu në flakë, ndërsa pas rinisjes Verstappen shkëlqeu.

Kur mbetën edhe 3 xhiro nga fundi i garës, një tjetër aksident u regjistrua, ku këtë herë ishte radha e Magnusen, duke sjellë një tjetër flamur të kuq. Në përfundim treshja e podiumit ishte Verstappen, Hamilton e Alonso, me 25-vjeçarin i cili regjistron fitoren e dytë në 3 gara të zhvilluara. Kujtojmë se gara e Arabisë Saudite u fitua nga Perez, ndërsa ajo e radhës është në Azerbajxhan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026