“Rama ndërhyri dhe mbylli gjyqin e Bashës”, deputeti i PD: Mes tyre ka marrëveshje
Deputeti demokrat Luan Baçi tha në Euronews Albania se kryeministri Rama ka ndërhyrë për të mbyllur çështjen gjyqësore për Lulzim Bashën.
Sipas tij mes ish-kreut të PD dhe kryeministrit Edi Rama ekziston një marrëveshje e heshtur
“Nëse Rama do ishte i interesuar për të zbardhur këto të vërteta nuk do ndërhynte në gjyqësor për të mbyllur dosjen dhe çështjen gjyqësore të zotit Basha për dollarët që ka sponsorizuar dhe ka lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Atëherë nëse i adresohet Bashës të mos kishte ndërhyrë që t’i mbyllte gjyqin Bashës, por të kishte lënë që të dilte e vërteta në shesh. Parë në këtë këndvështrim Rama është personi i fundit i interesuar për të zbardhur këto të vërteta, thjesht bën lojë.
Jo pa qëllim ai nuk përmend emra por flet me motra dhe vëllezër, me nënkuptime, për të thënë që nuk ju jam drejtuar juve, por disa të tjerëve. Ndoshta ka edhe përgjegjësi dhe detyrime te zoti Basha, se ata janë në një marrëveshje të heshtur mes tyre”,-tha Luan Baçi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Patinat elektrike rrezik në rrugë, gjobë për drejtuesit që shkelin rregullat
- Shkarkohet trajneri Potter, drejtuesit e Chelsea të pakënaqur me trajnerin
- Babai i Granit Xhakës në protestë në Hagë për lirinë e Hashim Thaçit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë