Blendi Klosi zbulon takimin në Hagë, Hashim Thaçi më tha: Kur morëm armët…
Sekretari organizativ i PS-së, Blendi Klosi zbuloi bisedat me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçin që e kishte takuar në Hagë, aty ku ndodhet në paraburgim për krime lufte.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, Klosi theksoi se Thaçi i tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as për postet që do të merrnin dhe as për akuzat për që do të rëndonin mbi ta, por vetëm për lirinë e Kosovës.
“Pata nderin që të isha në Hagë para pak ditësh dhe të takoja Thaçin, pata një ndjesi direkte të tij për disa orë për atë çfarë priste nga aktakuza. Në të gjithë këtë histori nuk kërkohet që të goditet Thaçi dhe miqtë e tij, por kërkohet të goditet ajo se kush e çliroi Kosovën, pra që lufta e UÇK-së të përbaltet. Besoj se historia do të flasë qartë për heroizmin e tyre për çlirimin e Kosovës. Thaçi i qetë dhe shumë krenar për atë që ka bërë më tha që kur morën armët për të çliruar Kosovën, nuk menduan as që do bëheshin kryeministra , as presidentë dhe as s’do kishin këtë proces gjyqësor, por i morën armët për të çliruar Kosovën dhe ata ia arritën qëllimit”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme