“Të dhimbshme aktakuzat ndaj krerëve të UÇK”, Zaimi: Gjyqi i shërben vetëm Serbisë

3 Prill 2023 | 21:49

Arbër Zaimi, anëtari i kryesisë së lëvizjes ‘Vetëvendosje’, tha se aktakuzat e paraqitura në gjykatën e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së i kanë shkaktuar dhimbje.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania Zaimi tha se ai personalisht kishte qenë gjithnjë kundër krijimit të kësaj gjykate speciale e cila sipas tij i shërben vetëm Serbisë në mënyrë që ajo të rikthehet në skenën ndërkombëtare pa iu dashur të kërkojë falje.

“Aktakuzat vetëm t’i dëgjoje sot mjaftonin të shkaktonin dhimbje si shqiptarë. Unë personalisht edhe për angazhimin personal edhe për bindjet e mia personale për çështjet kombëtare, natyrisht që kam qasje të qartë në këtë aspekt kam qenë një nga  ata persona që kam protestuar në mënyrë të ashpër bashkë me subjektin ku unë jam, kundër themelimit të kësaj gjykate speciale, për arsye se kjo gjykatë speciale ka për t’i shërbyer ndërtimi të një narrative.

Lexojini sot akuzat për të parë se si termat në këto aktakuza janë terma që i shërbejnë ndërtimit të një narrative tjetër, të rehabilitimit të Serbisë të rikthimit të saj në skenën ndërkombëtare pa kërkuar falje, pa u ndëshkuar për krimet, duke i paraqitur shqiptarët si bashkëfajtor e ndonjëherë edhe si fajtor të vetëm”,-tha Arbër Zaimi, anëtari i kryesisë së lëvizjes ‘Vetëvendosje’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026