Luan Rama: Po të ishin gjallë ish-komandantët e tjerë të Kosovës do ishin në burg
Luan Rama tha se nëse do ishin gjallë komandantët e tjerë të UÇK-së, të cilët kanë humbur jetën në luftë, me siguri edhe ata do të ishin në Hagë apo në burg. Sipas gazetarit Rama e gjithë kjo vjen si pasojë e thashethemeve që herë pas here janë hapur edhe nga vetë shqiptarët.
Rama ka shtuar se kjo gjykimi i komandantëve të UÇK-së është një problem i madh i cili do vërë në balancë stabilitetin dhe ekzistencën e Kosovës
“Ajo gjykatë është jo vetëm ligjërisht jashtë legjitimitetit të vetë, por duke i dhënë vetes akuza mbi thashethemet politike, ajo është një proces politik ndaj liderëve të ushtrisë çlirimtare të Kosovës pavarësisht hierarkisë së tyre në luftë.
Sepse nuk janë vetëm këta të katër, të tjerë komandat të shquar kanë qenë më parë në Hagë, ka të arrestuar atje, një pjesë e komandantëve të UÇK-së janë vrarë në luftë me serbët, e po të ishin gjallë me siguri do të ishin edhe ata atje. ky është një problem i madh ku Kosova por edhe Shqipëria janë përballë sfidës dhe përgjegjësisë së madhe që në vlerësimin tim vë në balancë stabilitetin dhe ekzistencën e Kosovës”,-tha Luan Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 18:14 Irani paralajmëron plane të reja për Hormuzin: Do të vendosim tarifa shërbimi, jo taksa
- 18:10 Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete
- 18:07 I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut
- 17:54 “Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj