“Problem blegtoria”, eksperti: Ka abuzime me qumështin, importohen qengja

6 Prill 2023 | 09:05

Eksperti i bujqësisë Kristaq Bërxholi, tha se në vendin tonë problemi qëndron tek blegtoria.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania ai tha se duhet të ketë subvencione për blegtorinë, ndërsa shtoi se ka abuzime me qumështin.

Më tej ai shtoi se ka mungesë dhe të mishit duke theksuar se qengjat importohen jashtë.

“Pas  vitit 2019-2020, bujqësia ka bërë një sërë ndryshimesh. Problemi është në blegtori. Është më e ulët se në vitin 1928.  Blegtoria kërkon një mbështetje të fuqishme. Ne i kemi kushtet e mira, kemi terrenin, kemi kullota të mrekullueshme. Duhet të ketë subvencione për krerët. Kolegët e mi kanë ngritur si shqetësim se qumështi mund të ketë dhe abuzime. Përderisa qumështi pluhur është në treg ne nuk mund të bëjmë subvencione për qumështin. Turizmi nuk mund të zhvillohet pa një blegtori të zhvilluar, pa mish e pa qumësht. Aktualisht ne importojmë qengja nga jashtë”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024