Çfarë do bëhet me Teatrin Kombëtar? Përgjigjet Veliaj: Është proces i koklavitur

6 Prill 2023 | 22:39

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, kryebashkiaku i Tiranës tha mes të tjerave edhe se deri ku kanë shkuar punimet për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar.

Ai tha se procesi është pak i ‘koklavitur’ pasi aty do të bëhet edhe spostimi i rrjetit energjetik i qendrës së Tiranës. Ai tregoi gjithashtu se veç spostimit të rrjetit energjetik, do duhet të shembet edhe drejtoria e burgjeve që është afër vendit ku do ndërtohet teatri, e më pas siç u shpreh kryebashkiaku “do vlojë” puna për teatrin.

“Me Teatrin Kombëtar ne kemi bërë të gjithë planin e spostimit të rrjetit energjetik të qendrës së Tiranës, kalon mes për mes atij trualli, pra është një proces i koklavitur, sepse duam të rrisim edhe kapacitetin. Jemi duke bërë një kabinë elektrike për tu kthyer në një nyje energjetike të gjithë Tiranës qendrore. E kemi spostuar në një ambient ku të gjitha rrjetet mund të përputhen, midis Torre Drinit dhe Ministrisë.

Kemi dekomisionuar Drejtorinë e Burgjeve dhe do të fillojë prishja e Drejtorisë së Burgjeve. Meqë pedonalja përdoret më shumë, në hyrjen e kantierit do e bëjmë nga Drejtoria e Burgjeve. Pra do prishet ndërtesa mes Torre Drinit dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Me zgjidhjen e këtyre dy ngërçeve do kalojë VKM-ja që na  autorizon për spostimin e rrjetit energjetik dhe për prishjen e drejtorisë së burgjeve dhe do vlojë puna”, -tha Erjon Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026