Pano: Nënat surrogate, një nga bizneset më fitimprurëse aktualisht
Linda Pano nga Koalicioni shqiptar ‘Pro Familjes dhe Jetës’, është shprehur se surrogacia është një nga bizneset më fitimprurëse në botë.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se vajzat e reja po përdoren për t’u trafikuar nga vendet e pasura që mund të shërbejnë si nëna surrogate.
“Surrugacia është për momentin një nga bizneset më fitimprurëse në botë. Është skllavëri moderne. Po përdoren vajzat e reja për t’u trafikuar nga vendet e pasura që mund të shërbejnë si nëna surrugate. Fëmijët që lindin nga këto nëna përdoren dhe për trafikim”- u shpreh ajo.
Nga ana tjetër Enriketa Kroi theksoi se nënat surrogata marrin minimumi 60 mijë euro për të lindur fëmijën e dikujt tjetër.
“Nëna sorragate e mban 9 muaj fëmijën në bark, kundrejt kontratave ligjore që kryhen, kundrejt dhe një pagese e cila ka ardhur gjithmonë në rritje. Ka filluar nga 30 mijë euro dhe tani minimumi është 60 mijë euro. Pas 9 muajsh fëmija i dorëzohet prindërve”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat