Artizania shqiptare që mahniti kryeministren italiane: S’e dija që ishin për Melonin
Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, gjatë vizitës së saj zyrtare pak ditë më parë në Itali, publikoi një video ku i dhuroi kryeministres së Italisë Giorgia Meloni një palë vathë të punuar në filigran.
Kryeministrja e Italisë, vlerësoi punën e dorës së artizanes shqiptare Aurora Piranej, e cila zgjodhi të lerë punën e ekonomistes gjatë pandemisë dhe t’i përkushtohej traditës së hershme të filigranit të Shkodrës.
Aurora ka një punishte në Vaun e Dejës dhe e sheh të ardhmen të lidhur mes zejes dhe turizmit rural.
Në një prononcim për Euroneës Albania, Aurora tha se personi i cili bëri porosinë nuk i tah se vathët ishin për Melonin, por vetëm se i duheshin për dikë të rëndësishëm.
Ajo nënvizoi se u ndje shumë e vlerësuar në momentin që pa videon që ministrja Krifca i dhuroi vathët Melonit.
“Ishte befasi nuk e kam pritur. Një ditë vjen dikush dhe tha se donte të blinte bizhuteri për një person të rëndësishëm. I bëra sugjerime. Unë nuk e dija se bizhutë ishin për Melonin. Më thanë se i duan për një person të rëndësishëm, por nuk e dija se ishte kaq i rëndësishëm.
Pas dy tre ditësh dikush më kërkoi numrin e telefonit sepse donte të më telefonte dikush nga Ministria e Bujqësisë dhe mendova se vathët do ishin për dikë nga qeveria. Më merr Krifca dhe më thotë që stolitë që janë blerë nga t’i kanë qenë për një person shumë të rëndësishëm dhe ka bërë një video. Ajo më thotë do e shohësh pastaj videon në Instagram. Ishte një çudi për mua. Ishte një kënaqësi shumë e madhe që vlerëson jo vetëm stolitë por dhe punën”, tha ajo.
LEXO GJITHASHTU:
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në Unazën e Tiranës
Florjan Binaj para protestuesve: Çdo qeveritar që ka shkelur ligjin, të përfundojë në burg
Dalin pamjet, protestuesit ndjekin të riun me pitbull pas përplasjes verbale
- 22:15 Trump vendos paqe me Europën: Ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin
- 22:13 Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithmonë mbështetje e palëkundur për Kosovën
- 22:04 Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore
- 21:58 Arrestohet aktorja e njohur turke
- 21:43 Performanca e Shakirës në hapjen e Kupës së Botës ndez teorinë e çuditshme që po pushton internetin?
- 21:39 Policët maskohen si maskotat e Botërorit 2026 dhe arrestojnë një të dyshuar për trafik droge (VIDEO)