Candreva shtang Interin, Napoli bën detyrën ndaj Leçe, Milan ndalet nga Empoli

8 Prill 2023 | 16:24

Napoli po afrohet gjithnjë e më tepër me titullin kampion në Itali, ndërsa në javën e 29-të fitoi në transfertë ndaj Leçes.

Skuadra e udhëhequr nga trajneri i njohur Luciano Spalletti nuk hasi problem ndaj një kundërshtari që qëndron në vendin e 16-të në tabelë.

Miqtë zhbllokuan rezultatin që në pjesën e parë në minutën e 18’ ndërsa me nisjen e fraksionit të dytë, Di Francesco solli baraspeshën. Autogoli i Gallo bëri që Napoli ta mbyllte me fitoren 1-2 sfidën duke vijuar i qetë drejt titullit.

Milani dhe Interi kanë vënë në dyshim pozitën e tyre në një nga vendet që të kualifikon drejt Europës. Ziklatrit barazuan me Salernitanën duke u shtangur nga një supergol i Antonio Candrevës.

Në 4 përballjet e fundit zikaltrit kanë vetëm 1 pikë, ndërsa vinin nga 3 humbje radhazi.

Goli i mohuar i Olivier Giroud i mohoi fitoren Milanit në shtëpi ndaj Empolit, ndërsa tanimë kuqezinjtë i kanë sytë drejt Champions League, aty ku të mërkurën do të përballen me Napolin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026