Porti, hekurudha dhe të pakënaqurit nga ‘tërmeti’/ Si po nis fushata në Durrës?

10 Prill 2023 | 10:47

Edhe po jo zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 majit tashmë ka nisur.

Gazetarja e Euronews Albania në Durrës, Kloida Gjuzi tha se kandidati i koalicioni Bashkë fitojmë ka nisur takimet me 2 javë më parë  dhe fokusi i  tij është elektorati gri, ata që nuk e gjejnë veten në asnjë nga partitë.

Por edhe kandidatja e socialistëve Emirjana Sako prej kohësh ka nisur fushatën me takime dhe investime, që këto kohë janë shtuar.

Ajo që vihet re ne këto zgjedhje është që PD do dalë me një kandidat, Igli Carën, i cili do të ketë përballë një kandidate të fortë si Emirjana Sako e cila mundi të fitonte ndaj kandidatit të PD-së në zgjedhjet e pjesshme.

Durrësi ka qenë i rëndësishëm për socialistët edhe për faktin që kryeministri është deputet në këtë qytet.

Porti i ri dhe hekurudha janë gurët që po përdoren nga mazhoranca, por të pakënaqurit nga dëmshpërblimi për tërmetin janë votuesit që po synohen nga Cara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Rikthehen masat ajrore nga Afrika, meteorologia: Temperaturat deri në 39°C në fundjavë

E ftuar në një lidhje live në Euronews, me gazetaren Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja paralajmëroi për një valë të fortë të nxehti në ditët...
10:15 | 16/06/2026

Pjesë e grupit nismëtar për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ish-kreu i KQZ-së shpjegon propozimin

Një ditë më parë, një grup aktivistësh të shoqërisë civile, pjesëmarrës së bashku me ish-kreun e KQZ-së, Kristaq Kume, dorëzuan në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...
11:24 | 10/06/2026