Mungesa e prokurorëve në SPAK, kreu i KLP: Presim të kalojnë vetingun

12 Prill 2023 | 13:09

Alfred Balla, kreu i Këshillit të lartë të Prokurorisë tha për Euronews Albania se për momentin në SPAK janë 17 prokurorë të emëruar nga ata, si dhe një prokurorë i Prokurorisë së Përgjithshme i cili është emëruar përkohësisht në SPAK.

Sipas kreut të KLP, në Prokurorinë e Posaçme janë tre vende vakante, por duke qenë se stafi është i mjaftueshëm ata kanë vendosur të mos nxitohen për të zgjehdur njerëzit që do të mbajnë këtë detyrë të rëndësihsme. Gjithashtu ai tha se kanë pritur që disa prokurorë të kalojnë vetingun

“Në fakt aktualisht kemi 18 prokurorë në strukturat e Prokurorisë së Posaçme, është një prokuror i cili është caktuar përkohësisht me kërkesë të drejtuesit të prokurorisë së Posaçme dhe 17 janë prokurorët e emëruar nga ana jonë. janë edhe tre vakanca të cilat ne si këshillë kemi menduar të mos nxitohemi për të pasur  kandidatura të denja, me vjetërsinë e duhur, me reputacionin e duhur, me integritetin moral që i takon kësaj strukture.

Kemi parë interesat e sistemit në tërësi dhe kemi marrë të mirëqenë  faktin që 17 prokurorë, tashmë 18 dhe 60 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, nuk është një numër i vogël. Gjithsesi me emërimet e reja që ne do bëjmë në korrik, mund të ridiskutohet hapja e garave për tre vendet vakante. Ne kemi pritur edhe që një pjesë e prokurorëve të kalojnë vetingun, pasi është një nga kushtet për t’u emëruar në Prokurorinë e Posaçme dhe kjo na ka bërë të mos nxitohemi”,-tha kreu i KLP.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026