“Varri ruhej nga 16 ushtarë”- Teologu: Krishti vdiq vullnetarisht, 6 orë në Kryq
Temë e emisionit “Goodmorning Albanians” në Euronews, këtë të premte, ishte festa e Pashkëve ortodokse dhe simbolika e kryqëzimit të Krishtit.
I ftuar në studio teologu Miron Çako tha se Kryqi cdiq me vullnet të lirë në Kryq, dhe vdekja e tij shkencore provohet jo vetëm në librat fetarë, por dhe nga dokumnetet e kundërshtarëve të Krishtit.
Çako theksoi se Krishti u varros të premten teksa perëndonte dielli dhe u ringjall 3 ditë më vonë, edhe pse ishte varrosur dhe me një gur të madh përsipër dhe ruhej nga 16 ushtarë romakë nga frika e ringjalljes.
“Krishti qëndroi 6 orë në kryq. Kur e mori vesh Pilati që vdiq, tha si është e mundur se vdekja ndodhte pas tre ditësh. Por Krishti qëndroi në kryq aq sa deshte dhe vdiq vullnetarisht. Si u provua kjo? Jo vetëm që u provua që kishte vdekur por një nga ushtarët romak që të sigurohej i nguli një heshtë këtu në brinjë në zemër. Aty doli gjak dhe ujë. Gjaku dhe uji sipas shkencës ndodh kur zemra plas.
Ky njeri nga ana shkencore vdiq. Pilati ishte guvernatori i Romës dhe këto janë të shkruara. Për Krishtin nuk kanë shkruar vetëm fetarët por dhe kundërshtarët e Krishtit të cilët thanë se vdiq si një kriminel në Kryq.
Krishti, u varros të premten në të perënduar të diellit. U varros se e shtuna ishte Pashkë për Judenjtë. E varrosën dhe i hodhën një gur të martë përsipër dhe ruhej nga 16 ushtarë romakë nga frika e ringjallljes”, tha Çako.
LEXO GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur