“Bashkë Fitojmë” nis fushatën, zbulohen detaje nga ceremonia në “Air Albania”
Të shtunën nis fushata e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Aktiviteti do të mbahet në stadiumin “Air Albania”.
Gazetari i Euronews Albania Ardit Hoxha raportoi se është zgjedhur ambienti që Berisha fillimisht përdori për të rithemeluar PD-në për të hapur dhe fushatën elektorale.
“Zoti Berisha dhe zoti Meta kanë zgjedhur që hapjen e fushatës për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’ ta bëjnë nga stadiumi ‘Air Albania’, aty ku për herë të fundit zoti Berisha ka qenë më 11 dhjetor 2021, kur thirri Kuvendin për të rithemeluar Partinë Demokratike,” – raportoi gazetari Hoxha.
Ai shtoi se hapja e fushatës do të nisë në orën 12:00 dhe pritet të ketë rreth 17 folës.
Nesër do të zbulohet dhe kënga që do të përdoret deri më 12 maj, në afatin e fundit për të bërë fushatë elektorale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë