“Bashkë fitojmë” nis fushatën, Hoxha: Stadiumin e mbush Rama kur të dojë
Gazetari Poli Hoxha komentoi në një intervistë për Euronews Albania hapjen e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në stadiumin Air Albania.
Sipas tij Berisha është i detyruar të përdorë stadiumin për këtë ngjarje sepse e vetmja armë e tij është të tregojë se ende mund të mbledhë njerëz.
“Nuk arriti dot as të marrë zyrtarisht partinë, as grupin parlamentar, as vulën, as logon, asgjë dhe e vetmja gjë që i ka ngelur është mbledhja e njerëzve. Për mendimin tim këtyre u ka ikur koha dhe vetë zoti Berisha e tregoi me ato mitingjet që nuk shkonin më shumë se 10-15 mijë dhe kur ishin kombëtare. I testoi me Tiranën, Tirana gati e braktisi me ato mini protestat që do të ishin të përditshme, do të ishin një testim para zgjedhor dhe për Tiranën, nuk shkonin më shumë se 500-1000 veta para parlamentit. Nuk është zor i madh të mbushësh stadiumin,” – u shpreh Hoxha.
Gazetari shtoi se do të ishte shumë më mirë sikur të krijonin një parti të re dhe në këtë mënyrë situata politike do ishte më e qartë, ashtu siç vetë koalicioni do të ishte faktor.
“Nuk e di çfarë duan të tregojnë me stadiumin sepse ne e dimë shumë mirë që stadiumin dhe brenda, dhe jashtë, Edi Rama e mbush kur të dojë,” – theksoi Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin
Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit
Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës