Çunat e Dubait në Durrës? Cara: Faktet janë kokëforta, ja angazhimi që ka marrë PS

19 Prill 2023 | 21:55

Kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për qytetin e Durrësit ishte i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Mes të tjerave ai komentoi edhe deklaratën e bërë nga gazëtari Lavdrim Lita i cili tha: “Çunat nga Dubai kanë ardhur dje në Durrës sepse sondazhet e jepnin shumë keq PS me vetëm 3 mijë vota përpara. Kanë ardhur në Durrës po bëjnë aktivitet të përditshëm elektoral. Ata që janë në Dubai në kërkim janë kthyer dje dhe veprojnë në terren. Po them i bindur në burimet e mia 100 për qind, çunat e Dubait janë aktivë në Durrës”.

Cara tha se nuk kishte shumë informacione për këtë ngjarje, por ka fakte për përfshirje të tyre.

“Faktet kanë qenë kokëforte që ka pasur përfshirje të tyre. Në këtë moment jemi në fushatë duke pasur marrëdhënie me qytetarët. E vetmja gjë që deri në këtë moment shikojmë është që i tërë grupi shtetëror që nga ora 8 e mëngjesit e deri në darkë, janë në funksion të zgjedhjeve duke lënë detyrat e tyre përballë qytetarëve.

Janë drejtorët e rëndësishëm duke filluar nga drejtori i portit të Durrësit, drejtori i OSHE, e të tjerë me radhë. Nuk më shqetëson që janë në fushatë, më shqetëson intimidimi i punonjësve duke i kërcënuar. Ju e dini si funksionon “Aktivisti”, çdo punonjës i shtetit është i detyruar të bëjë like, share, sepse ndryshe ikin nga puna”,-tha Igli Cara

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026