Zbulohet rruga e vrasësit të biznesmenit kur u largua, vendi ku humbi gjurmët

20 Prill 2023 | 14:37

Një ngjarje e rëndë tronditi Shëngjinin këtë të mërkurë, ku një person i veshur me skafandër dhe jelek fosforishent, ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj i cili po qëndronte në lokalin e tij në pedonale.

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi raportoi se autori i ngjarjes, i cili ende nuk është identifikuar, ka hyrë nga pjesa e pasme e lokalit dhe ka shkuar në drejtim të objektivit.

Ajo tha se ka pasur 7 të shtëna, nga ku 4 plumba në trupin e Nikulajt.

Demushi raportoi se autori ka ardhur nga Shkodra dhe dyshohet se ka ndjekur të njëjtin intinerar për t’u larguar. Lëvizja e tij është identifikuar deri në Gjadër.

Më pas kanë humbur gjurmët e autorit, duke qenë se rruga nuk ka kamera sigurie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024