Nënkalim te sheshi ‘Skënderbej”, Këlliçi prezanton planin për trafikun në Tiranës

20 Prill 2023 | 15:55

Një tunel poshtë sheshit “Skënderbej” me 4 kalime që lidh dy bulevardet kryesore të Tiranës. Ky është propozimi që prezantoi kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi këtë të enjte. Sipas tij, ky projekt sjell përfitime ekonomike për qytetarët, pasi ulja e kohës në trafik rrjedhimisht ul edhe shpenzimet për karburant.

“Së pari, kjo është një kosto shumë e lartë për buxhetin e familjeve. Familjet e Tiranës shpenzojnë dy herë më tepër karburant për makinat e tyre, si pasojë e një trafiku që nuk ndalon kurrë. Sipas përllogaritjeve tona, fatura financiare për familjet që përdorin makinat, pikërisht për hir të trafikut, është më e madhe se 100 mijë lekë të vjetra në muaj (ose 100 euro në muaj)”,-tha Belind Këlliçi, kandidat e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë

Por reduktimi i trafikut në qendër të Tiranës, sjell edhe përfitime shëndetësore, duke ulur nivelin e ndotjes.

 “Së dyti, edhe më e rëndësishme, ka të bëjë me shëndetin e banorëve. Ndotja në qendër të Tiranës si pasojë e trafikut është rreth 5 herë më e lartë. Ndërkohë në të gjithë Tiranën është shumëfishuar numri i të sëmurëve të aparatit respirator, veçanërisht është rritur numri i fëmijëve astmatikë pikërisht prej kësaj ndotjeje”,-tha Belind Këlliçi,  kandidat e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Tiranë

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026